Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fton shqiptarët të bëhen bashkë për protestën e së hënës.
Basha ka shpërndarë një videomesazh në “Facebook”, teksa iu bën thirrje të bashkohen kundër badës që grabit gjithçka.
“Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.