Kërcënohet kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe familja e tij.
Mësohet se ditën e sotme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë shkuar drejtuesit e lartë të Gardës e Policisë të cilët kanë marrë dëshminë e tij.
Kreu i KQZ Zguri gjithashtu dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga Garda dhe Policia.
Pas mbledhjes ku anëtarët e KQZ-së u përplasën dje ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, rreth 30 minuta pas mbledhjes ka marrë kërcënime me jetë për të dhe familjen e tij.