Një 59-vjeçar, i identifikuar si Asllan Likursi dhe vëllai i tij janë dhunuar nga komisionerët e PS-së pasi qëndronin përpara qendrës së votimit.
Mësohet se Likursi dhe vëllai i tij, banuesë të fshatit Gurë e Madhë në Klos, janë goditur me levë në kokë nga dy komisionerë të PS-së në këtë fshat.
Ndërkohë forca të shumta të policisë që ndodheshin në vendngjarje nuk kanë shoqëruar dhunuesit por kanë shkuar në banesën e plagosurve.