Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka denoncuar ndalimin nga policia të punonjësve të administratës së bashkisë.
Kapri e konsideron arrestimin punonjësve si të bashkisë si të paligjshëm.
“I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë, pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni. Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë . Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës”, theksoi Eduart Kapri.