Gjykata ka lënë të lirë ditën e sotme 13 protestuesit e arrestuar në protestën e 11 majit.
Lajmi bëhet i ditur nga selia blu, ku përmes një deklarate për media thuhet se arsyeja e lirimit të qytetarëve ka qenë mungesa e provave të mjaftueshme për t’i dënuar.
“Gjykata liron të arrestuarit e protestës së 11 Majit. Nuk ka prova. Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët që u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt! Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia, prokuroria u dorëzua. Ajo përpara gjykatës sot se ato ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!
PD kishte deklaruar më herët se ata janë të burgosur politikë, që mbahen në burg pa asnjë provë”, deklaron PD.