Të tjera lëkundje tërmeti kanë tronditur qytetin e Korçës duke vënë sërish në panik banorët.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 14:44, me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.
Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në orën 16:36 me magnitudë 3.9 , 14 km në jug të Korçës.