Zëvendës-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka bërë të ditura lidhjet e tij me Serbinë.
Gjatë një interviste në nëntor të vitit të kaluar për “Blic”, ai kishte thënë se mund ta paramendojë veten si pensionist në Beograd.
Kurse, tani gjatë një interviste për “BBC”, në gjuhën serbe ka zbuluar se gruaja e tij vjen nga Beogradi.
“Gruaja ime është nga Beogradi, fëmijët e mi flasin serbisht. Shumë vite kam jetuar atje. Serbinë e njoh mirë dhe jam i lidhur me të. Shumë do të dëshiroja ta shoh në rrugë të qartë drejt të ardhmes evropiane”, u shpreh Palmer.
/AlsatM/