Policia e Fierit ka arrestuar gjatë pasdites së sotme kryetarin e grupseksionit të kryesisë së Degës së PD-së së këtij qyteti, Pandeli Tole.
Në një njoftim të degës së PD-së së rrethit Fier ky arrestim ka ndodhur pa dhënë asnjë shpjegim, pasi Tole nuk ka bërë asgjë.
“Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet.
Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup-seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier, ish-futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar, duke e çuar ne komisariatin e policise.
Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje.
Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierakë?
Çfar te ka bere Pandeli Tole?
Ne do te jemi perballe teje te gjithe.
Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole.
Rama ik, ne nuk ndalojmë”, thuhet në komunikatë