Policia e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 1.5 milionë euro, të dyshuara se janë siguruar në rrugë kriminale.
Sipas organeve të drejtësisë, pasuria e cila përbëhet nga 5 apartamente dyshohet se është përfituar nga pastrimi i parave.
Ende nuk ka asnjë të dhënë për identitetet e pronarëve.