Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish për vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve më 30 qershor.
“Megjithë kritikat që kemi, Kolegji Zgjedhor në fund të fundit nuk ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit. Nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje. Jo! Kolegji ka vendosur që Partia e zotit Idajet Beqiri të të jetë pjesmarrëse me dhunë në votimet e thirrura nga Partia Socialiste”, shkruan Manjani.