Kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme takim elektoral në Qarkun e Kukësit, ndërkohë Partia Demokratike njofton se në orën 16:00 do të nis “uraganin e madh” në këtë qytetet.
Edhe pse pati një ndryshim në axhendën e kryeministrit, duket se opozita i ka marë të gjitha masat.
Më anë të një shkrese drejtuar policisë, PD kërkon leje për tubim për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00
“Te nderuar banore te Kukesit, pavaresisht bindjeve, Partia Demokratike Dega Kukes, ju fton te jeni pjese e marshimit te madh protestues ne Mbrojtje te Demokracise! Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise ju fton ne marshimin e madh! Ne oren 16.oo nga Kukesi nisim uraganin e madh: Rama ik!”, shkruhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.