Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin për zgjedhjet vendore, Presidenti i vendit Ilir Meta mësohet të zhvillojë ditën e nesërme një konferencë për shtyp.
Mësohet se konferenca do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të ketë fokus vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor.
Kujtojmë që data 30 qershor u ç’dekretua nga Presidenti i Republikës për shkak të krizës së rëndë politike në vend.