Kryeministri Edi Rama i është rikthyer këtë pasdite fushatës elektorale, kësaj here në qytetin e Shkodrës.
Por rrugëtimi i tij drejt Shkodrës nuk ka qenë i lehtë. Ndërsa qindra qytetarë e prisnin në hyrje të Shkodrës, Rama ka hyrë nëpër rrugët dytësore në qytetin verior.
Ndërsa rreth 800 policë të forcave speciale kanë rrethuar vendin ku kryeministri po mban mitingun, nga ku po flet për arritjet e reformës në drejtësi.