Kukës/ Protestuesit i vënë kavën derës së KZAZ-së dhe djegin goma, humb ndjenjat efektivi (live)

Lexo edhe

Protestuesit në Kukës duket se janë nga më të vendosurit për largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në zbatim sipas tyre, të dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e datës 30 Qershor.

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavën derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.

Ndërkohë ka pasur edhe djegie tyë gomave të makinave nga ana e protestuesve, por nga ana tjetër, një punonjës i Policisë është parë në tarracën e një pallati duke hedhur gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.

Nga raportimet paraprake mësohet se ka humbur ndjenjat gjatë konfrontimeve edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Kukësit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 Fjalët Kyce

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *