Humbja e Gjergj Fishtës … në domino dhe një poezi satirike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbja e Gjergj Fishtës … në domino dhe një poezi satirike

11:29 | 17/04/2016
në Uncategorized
0

Dhimitër Berati dhe historia e poezisë që PjetëArbnori ia dha Arkivit të Shtetit

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori i njohur për pasionin e tij për letërsinë kishte mundur të gjente një vjershë të Dhimitër Beratit kushtuar mikut të tij At Gjergj Fishtës. Në vitin 1996, i ndjeri Pjetër Arbnori e ka dhuruar këtë dokument në Arkivën e Shtetit. Në fakt bëhen fjalë për dy fleta të shkruara me makinë shkrimi, mbi të cilat shkruhet data 18. 4. 1923 dhe emri i Dhimitër Beratit, mikut të Fishtës e njëkohësisht deputet dhe ministër i kohës së Zogut. (Fishta e Berati së bashku kishin qenë përfaqësues të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919)

Historinë e kësaj poezie plot nota humori për Fishtën vetë autori do ta sjellë në kujtesë, duke dhënë shpjegime të plota në revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit. Në një shkrim të botuar aty më 1961, në 20 vjetorin e vdekjes së Poetit Kombëtar, Berati, një figurë shumë e njohur e kohës, flet për miqësinë e tij me Fishtën.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pikënisja si do e shohim më poshtë është humbja nga Fishta e një “beteje epike” …, por në domino!

Nga shkrimi shkëpusim pjesën që ka lidhje me poezinë në fjalë, të cilat po i sjellim më poshtë së bashku për lexuesit e 27.al.

Fotokopja e materialit origjinal të poezisë është marrë në Arkivin e Shtetit.

pjetri 123456       fishta 123456        fishta 123

POEZIA HUMORISTIKE

Sië transit gloria mundi……..

Zot ça ka patër Gjergj Fishta

Ai që botës i njeh bishta

Ai që s’ka lanë ka pa përqesh

Veç Zotin e shejtën e meshë

 

Shumë ftyra i ashtë zbehë

Shumë mustaku a tatepjetë

Ballin rru çi difton vner

Syni qelq qi kallzon tmerr

Buz e varun flokë përpjetë

Ma nuk asht thu n’ket jetë

Gjuha fjalën s’ia  thekson

Kryet lkund e sherr kërkon

 

Thue se gjet të lypmen rimë

Metri thue tepron nji grimë

Doli vjersha e shkatërrueme

Apo s’asht e kuptueme

Thue soneti i vjen i shkretë

Artikulli ka ndoi t’mete?

1961 - Shejzat nr 11-12 - Portret Fishta 1 ok

Jo rimë s’i ka mangue

Kur se gjen din me e përftue

Metri asht vegël e bindun

A për “kambe” si s’asht lidhun?

E shkaterrue vjersha s’i doli

Pse folklorin mirë e moli

Kupëtimi s’mungon vargut

Se idetë vijnë për së largut

Për sonet mos bani brimë

Ky bar len veç në Zadrimë.

Si artikullat në Fishtë

E naplonat në zallishtë.

++++++++++++++++++++++++++++++

fishta 2

Pse qan dert pra i muzës shoku?

Pse je n’zi të keqen Ndoku!

A se ke pas trashëgim prrallën

Qi n’bezdi ke vu mëhallën

A s’e ke trupin llama

Qi s’ka zhgun për me përfshi?

 

Bab më len e mos ban fjalë

Ti mas sodit s’më ke djalë

Paskam le me hyll të keq

Baht të zi e fat për dreq

Dominon pse s’ma ke msue

Me nder n’dhe për me jetue

Kët’ arm’ n’dor pse s’ma ke shti

Në Toskë e shqeh të baj kërdi?

 

Domino të daltë fara

Prej shkencave ti ma e para

Je grihe për trimëni

Je mejdan për medari

Të lavdoj se më zbavite

Të mallkoj se më korite

 

Zot për shka më ke gjykue?

Pse me i Toskë me m’ndishkue?

Pse një shqah me m’ba fërtele?

Pse namin me m’a ba zhele?

A kam ba mëkat pa dashtë?

A fuqin un’ s’ta kam drashtë?

“Angelus” ka koh s’kam thanë?

Ofiqet mangut kam lanë?

Brevlerin s’kam këndue?

Apo mjaft un’ s’jam pendue?

 

Zot i madh të kjosha falë

Mos ma hup shpirtin pa dalë.

Qe! dymbedhet litani

Kam me thanë pa mërzi.

Veç të lutem më ndimo

M’u forcu n’domino.

Nj’at tosk shqah e të pafe

T’i marr gjakun kjoft me hile.

Veç krenin me ja rrëxue

Fuqin m’ja tarafiskue.

Korçës hovin do t’ja shtrojshe

Fishtës namin t’ja zgjanojshe.

AMIN

SHKRIMI

1961 - Shejzat nr 11-12 - Fishta - Beratti 1

PATER GJERGJ FISHTA

Kujtime e shënime nga Dhimitër Beratti

………………………………………………………………………….

Lidhjet miqësore me P. Gjergjin vazhduan pa prerë gjër sa e ndjeu Perendija, me 1940. Piqeshim sa herë vinte në Tiranë, ose shkonja unë në Shkodër. Kam ndenjur njeherë tre-katër dit musafir i tij, në Ku-vendin françeskan, gjë kjo jo fort e zakonshme për rregullat e Kuvendit. Një periudhë tjatër kur kemi patur takim të vazhdueshëm, ka qënë ajo e legjislaturës së pare të Vendit, me 1921-1923. P. Gjergji kishte ardhur në Tiranë si deputet i Shkodrës. Jeta parlamentare nuk i pëlqente aspak. Thosh se i dhimte kryet me “njato parla-parla të parlamentarve:  dokra pa kokra!” Prapë se prapë, shtonte “kur flet Vokopola për bujqësij dhe Poga për drejtësij, i epshin shkas të shtrojë do vargje satirike mbi këto ditunij…”.  Jo se nuk e interesonin çeshtjet në bisedim të Parlamentit, thosh ay, por ligjeratat pa fund e krye, rinin ujë n’havan. Përgjithësisht, P. Gjergji, si mbas prirjes së tij, kishte në sy kryeparë faqen satirike të personave e të bisedave. Kudo e kujdo, si një karikaturist, e kapte menjëherë cenin a të meten dhe, me pak fjalë, e vuloste në mënyrë, të mbaruar.

1970 - Shejzat nr 7-9 - Dhimiter Berati shkrim Koliqi 3

Vërejtjet gazmore e satirike të P. Gjergjit na defrenin e mbledhjet e një farë “klubi” që kishim kurdisur në shtëpij të Vangjel Goxhamanit, ku banoja unë asokohe. Kishim një odë pritje me vater e shaneshin e një kolltuk të posaçëm për P. Gjergjin, se — thosh zonja e shtëpisë, në kend, P. Gjergji s’ri dot dhe fronat s’janë mjaft të sakta për Të. — Gadi për çdo mbrëmje, pas darke, piqeshin atje për muhabet me P. Gjergjin, Gurakuqi, Lef Nosi e miq të tjerë. Zjari në vatër, xhesvja e kafes, gjymçja ku zienin gështenja, dominoja dhe përrallzat e P. Gjergjit, të kallzuara si vetëm ay dinte t’i kallzojë — si “narrator e aktor i përsosur” i epnin qarkut një ngjyrë familjare të këndëshme.

 

Kur P. Gjergji e fitonte partinë në domino, Zoti na ruajtë, se qysh tallej me shokun e mundur. Dhe nuk mbaronte me një me dy; jo, t’a mbante këngën. E humba një mbrëmje partinë me P. Gjergjin. Të nesërmen, më vjen në zyrë të më ngushllojë për punën e dominos e të më keshillojë se duhet me doemos të studjoj një traktat për këtë lodër dhe vetëm pastaj të guxoj t’i dal përpara! … Por dhe unë e munda nje natë dhe e vura në mendje t’a mar hakun. I shtrova disa vargje si munda, e futa letrën në një zarf zyrtar me vula e pulla, i vura sipër një “Urgjent” me letra të mëdhaja dhe ia dërgova në Parlament “Deputetit të Zadrimës”. P. Gjergji, i hahitur për atë goxha zarf — si më tha mandej — e çeli me merak, dhe mbrëndë, në vend të ndonjë dokumenti zyrtar të rendësishëm, gjet vjershën t’ime satirike. Vjersha, e mbaj mend, fillonte kështu:

 

Zot! Ç’na ka Pater Gjergj Fishta,

Ay që botës i ngjit bishta,

Ay që s’la kend pa përqeshë,

Veç Zotyn e Shejten Meshë?

 

Mandej vashdonte reshtimi i simptomave të brëngës së tij dhe kërkimi i shkakut të kësaj brenge; pandenjat e ndryshme, se mos kishte lajme të keqija për gjemitë zadrimore në dët; a mos i kishte humbun zanin filan orator i Parlamentit, apo gomarit të Babatasit mos i pat ranë flama, etj., etj. Fundi, del se kurrgja nuk kishte ndodhë prej këtyne fatkeqësinave kombëtare, por se P. Gjergji ishte pikllue për punë të partisë së humbun në domino, etj., etj….

 

Auktori i Anzave të Parnasit, duke kupëtuar nga kush i vinte letra zyrtare, e la me njëherë Parlamentin, zbriti përposh në zyrën t’eme (atëherë Kryeministrija e Ministrija e Jashtme ishin nën sallën e Parlamentit, në shtëpin e vjetër të Murad Toptanit).  Zot! Ç’më dëgjuan veshët: një Nakdomonicinedij të rë me shumë sende të “Palok Cuces”, etj. dhe fajet e gomarit të Babatasit q’ishte lidhur te penxherja e zyrës s’ime dhe plliste kur shifte se hynin në godinë a dilnin disa deputetë”… P. Gjergji më siguroi se do t’a kthjellonte kupëtimin e të pallunit: në ishte për tungjatjeta ose për udhaembarë”! Përfundimi ka qënë botimi i librit “Gomari i Bahatasit”.

I ndrittë shpirti n’atë botë Poetit tonë, se i ndritur ka qenë në jetë. Epika e satira e tij, të dyja shkëlqejnë. E nuk e di, me vërtet, cila shkëlqen më shumë. Sido qoftë, edhe në shoqërij të Marcialit e Gjovenalit a të Parinit e Alfierit, mjeshtra të satirës, Pater Gjergj Fishta mund të rijë në vendin e nderit.

1962 - Shejzat nr 1-2 - Foto Dhimiter Beratti 1 fishta gj

Etiketa: dhimiter beratigjergj fishtapoezia satirike

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Arrestimi, Shullazi e 2 të tjerë nën akuzë për shantazh e përvetësim prone

Arrestimi, Shullazi e 2 të tjerë nën akuzë për shantazh e përvetësim prone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com