Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili e konsideroi një këmbanë alarmi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.
Përmes një postimi në twitter, Rama i përgjigjet Metës duke thënë se duhet të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit.
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!“ shkruan Rama në twitter.