Një tjetër denoncim është publikuar nga ish- kryeministri Sali Berisha sipas të cilit akuzohet një polic i dehur në Fier se ka aksidentuar për vdekje një qytetare.
Sipas denoncuesit, polici ka qenë i dehur kur ka përplasur një 49-vjeçare, ndërsa policia e Fierit e ka shpërndarë në media njoftimin, sikur gruaja ndodhej jashtë rrezikut për jetën.
Statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:
Narkopolici i dehur shtyp per vdekje qytetaren, njoftimi jepet se “eshte jashte rreziku per jeten”.
Lexoni denoncim e qytetarit dixhital! sb
Doktor pershendetje! Para tre ditesh nje polic perplasi nje zonje ne nje fshat te Fierit, duke e lene te vdekur ne vend. Zonja quhet Sadete Bregaj, 49 vjec. Ndersa te afermit e therristin Miftime, por di qe ne gjendjen civile njihet me emrin e pare.Polici ne ata moment ka qene nen efektin e alkoolit dhe ka tentuar te largohet menjehere nga vendngjarja, madje nuk ka njoftuar as ambulancen, duke e lene zonjen te dergjej. Ne media lajmi eshte perhapur se” Nje zonje eshte perplasur nga makina por fatmiresisht ndodhet jashte rrezikut per jeten”, do doja te kishte nje hetim mbi kete ngjarje. Faleminderit!