Me rastin e 75 vjetorit të genocidit grek ndaj Çamërisë, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet në bashkëpunim me Shoqatën Çamëria organizojnë aktivitetin “Javës së historisë dhe kulturës Çame”.
Java e shqiptarëve të Çamërisë starton më 22 qershor në qytetin e Sarandës, pasohet nga një sërë aktivitetesh në Tiranë ndërsa mbyllet më datë 27 qershor në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.
PDIU dhe Shoqata Çamëria i fton të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë pjesë e këtij organizimi.
“Kalendari i Javës Çame. Ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni me ne, në kujtesën e 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.”- shkruhet në një postim të Shoqatës Çamëria.
Axhenda Javore:
- 22 Qershor, e Shtunë, ora 18:00, Konispol, Sarandë
Pelegrinazhi në Varrezat Monumentale të Kilogjerit, Marshimi në Qafë Botë.
- 24 Qershor, E hënë, ora 11:00, Akademia e Shkencave, Tiranë
Libri ” Këngë Popullore nga Çamëri”, Autori: Fatos Mero Rrapaj
- 25 Qershor, e Martë, ora 20:00, Teatri Turbina, Tiranë
Baleti “O Taka”, Baleti Kombëtar i Kosovës
- 26 Qershor, ora 19:30, Liqeni Artificial i Tiranës
Homazh në kujtim të viktimave të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë
- 27 Qershor, ora 11:00, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
Ekspozita “75 vjet Genocid , Koha për Çamërinë”
- Ora 17:00, Prishtinë, Kosovë
“Marshimi për Çamërinë”
- Ora 18:00, “Akademi Përkujtimore”, Teatri Kombëtar, Prishtinë