Një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Tepelenë ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Saimir Gjoka, 30 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës në hyrje të fshatit Turan.
Automjeti i tij i tipit “Benz” me targa AA616TK është goditur në xhamin e parmë. Burime policore konfirmojnë se 30-vjeçari Gjoka ka pësuar gërvishtje të lehta në krah.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.