Një shtetas me probleme mendore në Krujë ka humbur që prej datës 31 qershor të këtij viti dhe nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Dëfrim Tara, i gjatë rreth 170 cm, me flokë të shkurtra ngjyrë gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.
I alarmuar, xhaxhai i të riut, me iniciale A.T ka njoftuar policinë.