Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan ku tre makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë godinës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit në lagjen ” 5 Maji”.
Sipas dëshmitarëve dy nga tri automjetet e përfshira në aksident po qarkullonin me shpejtësi të lartë, ndërsa janë përplasur me njëra tjetrën gjatë parakalimit.
Kujtojmë se vetëm gjatë natës së mbrëmshme dy mjete u përplasën mes tyre ku mbetën të plagosur 6 persona.