Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale e cila merrej me trafikim kokaine dhe një sërë drogërash të tjera.
Mësohet se gjatë operacionit të koduar “Postalmarket”, në Trentino të Italisë janë arrestuar 17 persona, mes tyre 8 shtetas shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se hetimi kishte filluar në fund të vitit 2017 me sekuestrimin e sasive të caktuara të drogave. Karabinierët kishin konfiskuar një sasi droge të dërguar me postë dhe pikërisht nga të dhënat e transportit, filluan hetimet edhe përmes metodave tradicionale si përgjimi telefonik, u arrit të rindërtohej rruga e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt krahinave të Trentos.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
Klajdi Vrioni
Amarildo Gjepali
Amarildo Katundi
Franc Gjepali
Valter Gjepali
Nelda Tartari
Mehmet E.