OKB-në ta drejtoj një femër! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB-në ta drejtoj një femër!

09:30 | 16/04/2016
në Opinion
0

 

Nga Albinot Maloku

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) u themelua me qëllimin kryesor forcimin e bashkëpunimit midis kombeve të botës, e edhe të shteteve dhe ky bashkëpunim t’i ndihmonte forcimit të paqes si parakusht i zhvillimit ekonomik, kulturor e social. Për 70 vite të ekzistencës së saj, si pasojë e ndryshimeve gjeopolitike e gjeostrategjike, edhe pse u paraqit nevoja për reformim të kësaj organizate globale, ajo reformë nuk ndodhi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Luftëra e konflikte pati, pati edhe gjenocid e forma të ndryshme të terrorit, por kjo OKB nuk është se u dëshmua funksionale, e ndërtuese e paqes në botë. Kërkesat për reforma e ndryshime të përmbajtjes dhe formës të kësaj OKB-je pati edhe nga ish-sekretari gjeneral i saj, Kofi Annan dhe atë në disa raste. Kërkesave dhe vërejtjeve të tij iu bashkuan edhe disa shtete që sot janë me fuqi e formë krejt ndryshe nga që ishin menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Vërejtja kryesore ka qëndruar e vazhdon të qëndrojë tek përbërja e Këshillit të Sigurimit, ku ato pesë shtete permanente vazhdojnë të jenë me pozitë të njëjtë, megjithëse sot pozicioni i shteteve dhe fuqia e tyre ka ndryshuar.

India, Japonia, Gjermania e disa vende tjera në një apo formë tjetër, kërkojnë të jenë edhe vende me të drejtë të vetos brenda pesëshes së Këshillit të Sigurimit. Veç kësaj, por nisur nga renditja e forcave dhe e pozicioneve të shteteve tani, OKB në një numër të madh rastesh është anashkaluar dhe krizat veç sa janë rritur. Shtatëdhjetë vjet pas themelimit të saj, OKB aktualisht po sfidohet nga të gjitha frontet e mundshme. Që prej themelimit OKB është drejtuar nga meshkuj dhe Ban Ki-Moon është sekretari-gjeneral i teti me radhë dhe se tani për sekretarin-gjeneral të nëntin me radhë po kurajohet të jetë një femër.

Kandidaturat zyrtare dhe prezantimet fillestare para organeve përkatëse për intervistë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara i kanë prezantuar katër femra dhe pesë meshkuj, nga këta, kandidate janë: Irina Bokova nga Bullgaria, Vesna Pusiq nga Kroacia, Helen Clark nga Zelanda e Re, dhe Natalia Gherman nga Moldova, kurse kandidatët janë: Igor Llukshiq nga Mal i Zi, Sergjan Kerim nga Maqedonia, Vuk Jeremiq nga Serbia, Antonio Guteres nga Portugalia, dhe Danilo Tyrk nga Sllovenia. Siç shihet, kësaj here shumica e kandidatëve janë nga vendet e Evropës Lindore dhe të vetmit kandidatë potencial për ta drejtuar organizatën globale.

Gjatë prezantimit të tyre kandidatët nga 12 prilli i këtij viti deri me 14 prill paraqitën vizionet e tyre se si e mendojnë ata punën dhe angazhimin e tyre si sekretar-gjeneral dhe atë për çështje të ndryshme që e preokupojnë globin tonë. Ata u intervistuan nga përfaqësuesit e vendeve të ndryshme anëtare të OKB-së e më pastaj edhe nga gazetarët në konferencat për shtyp në New York.

Nisur nga sondazhet e sidomos nga kriteret e plotësuara që kërkohen nga OKB për sekretarin-gjeneral, duket të jetë në një pozicion të mirë përfaqësuesja nga Bullgaria, Irina Bokova, e cila njëherit drejton UNESCO-n. Ajo ka një karrierë të bujshme edhe brenda OKB-së, dhe se kjo edhe mund të jetë favorizuese për te. Kandidatja tjetër që me vizionin, intervistën dhe qasjen për temat e ndryshme të rëndësisë globale e sidomos të balancës në prezantimin e saj, është edhe kandidatja nga Kroacia, Vesna Pusiq. Favorizues të saj duket që po gjenden edhe në Lindje edhe në Perëndim të globit dhe kjo për faktin se ishte shumë e balancuar e gjithëpërfshirëse. Vesna Pusiq nuk ka një eksperiencë brenda OKB-së, por mund ta tërheqë vëmendjen e atyre që do të vendosin se kush do të jetë sekretari-gjeneral i nënti me radhë i OKB-së. Ajo që po kurajohet e që duhet përshëndetur, nisur edhe nga nevoja është momenti që sekretar-gjeneral i OKB-së të jetë një femër.

Është interesant se pavarësisht këtij kurajimi që ta drejtojë një femër OKB-në, mundin për të kandiduar e ka marrë edhe Vuk Jeremiq i Serbisë, e i cili në intervistën e prezantimit para përfaqësuesve të shteteve, dukej i vendosur dhe i qetë në shtjellimet e tij. Jeremiq mund ta ketë si kundër-kandidat të fuqishëm Sergjan Kerimin nga Maqedonia, i cili po ashtu ka një eksperiencë si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pozitë të cilën e ka pasur edhe Vuk Jeremiq i Serbisë.

Si qytetar i Republikës së Kosovës, shtet ky që nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe që nuk ka të drejtë të vendosë se kush të jetë sekretar-gjeneral i OKB-së, mendoj që Vesna Pusiq do të duhej të ishte sekretare-gjenerale e OKB-së. Këtë kandidaturë shpresoj që do ta përkrahë edhe Republika e Shqipërisë në OKB.

Etiketa: Albinot MalokuBan Ki-MoonKofi AnanOrganizata e Kombeve të Bashkuarasekretari-gjeneralSergjan KerimiUNESCOVesna PusiqVuk Jeremiq

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Shqiptarët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com