Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn shpreh sërish bindjen se vendet anëtare të BE-së do të
miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Në një status në twitter, Hahn shprehet se Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret e vendosura
nga Këshilli një vit më parë, ndërsa veçon marrëveshjen historike dhe zgjidhjen e konfliktit
shumëvjeçar me Greqinë.
“Negociata pa vonesë”, shkruan ndër të tjera Hahn, duke veçuar vetëm progresin e Maqedonisë
së Veriut dhe duke mos përmendur Shqipërinë.