Marrëveshja me FBI, ministri Saimir Tahiri jep hollësitë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me FBI, ministri Saimir Tahiri jep hollësitë

20:17 | 15/04/2016
në Uncategorized
0

“Moment kyç në marrëdhëniet e policisë shqiptare me FBI-në

 

Marrëveshja me FBI shkon përtej Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kështu është shprehur ministry Saimir Tahiri në një intervistë të dhënë për TCH. Tahiri nënshkroi në SHBA një marrëveshje me drejtorin e FBI-së, e cila ka në fokus shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Drejtori i FBI-së u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare dhe asistencën për ngritjen e Byrosë së Hetimit.
Intervista
TCH: Zoti Tahiri ju sapo firmosët një marrëveshje me FBI-në, cili është thelbi i saj?
Saimir Tahiri: Më lejoni të jap një konsideratë për vizitën e kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Obama sepse shënon një moment kyç dhe themelor në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga njëra anë, dhe gjithashtu një vlerësim maksimal për reformat që kemi ndërmarrë deri më tani dhe gjithçka na mbetet të bëjmë në vijim. Sa i takon marrëveshjes me FBI-në edhe kjo shënon një moment kyç në marrëdhëniet ndërmjet policisë shqiptare, Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioneve në tërësi dhe punës që do të bëjmë bashkarisht me FBI-në për luftën kundër terrorizimit, luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht luftën kundër korrupsionit. Është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë që ngushton mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh dhe FBI-së nga njëra anë dhe në anën tjetër na vë në pozitën për të luftuar bashkarisht dhe për të arritur rezultate të përbashkëta. Një oficer i FBI-së do të vijë dhe do të ulet në zyrat tona në mënyrë permanente në mënyrë që të ndihmojë policinë shqiptare me hetimet dhe ndërkohë FBI merr përsipër trajnime dhe forcimin e kapaciteve të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
TCH: Kjo në kuadrin e strukturës aktuale të policisë apo ky është një investim edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit nesër?
Saimir Tahiri: Marrëveshja është marrëveshje kuadri që shkon përtej domosdoshmërisë që kemi ne për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, pra BKH mbetet një prioritet absolut për t’u adresuar bashkë me partnerët dhe FBI-në. Kemi nisur nga puna me trajnimet dhe gjithashtu me skanimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit për Byronë Kombëtare të Hetimit…
TCH: Pra, është e vërtetë që ka një përzgjedhje paraprake të elementëve të policisë dhe të prokurorisë që do të marrin në këtë strukturë nesër?
Saimir Tahiri: Kemi filluar me procesin e njohjes paraprake të burimeve njerëzore për të vazhduar pastaj me skanimin dhe me procesin e “vetting”-ut që quhet. Njohja e burimeve njerëzore, verifikimi i të kalurës së tyre, i aktivitetit, i kapaciteteve profesionale dhe pastërtisë së figurës, përfshirë edhe makinën e te vërtetës. Por, bashkëpunimi me FBI-në siç është parashikuar edhe në marrëveshje shkon përtej Byrosë Kombëtare të Hetimit për forcimin e kapaciteteve të policisë në tërësi dhe për krijimin e njësive të veçanta që duhet të ndihmojnë në luftën tonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veçanërisht terrorizmit. Pra, nuk kufizohemi vetëm tek Byroja Kombëtare e Hetimit, por kemi marrë mbështetjen e FBI-së për të shkuar përtej dhe për të ndihmuar kapacitetet e policisë në tërësi.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Etiketa: Byroja e Hetimitmarreveshja fbiSaimir Tahiriterrorizmivizita shba

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ziadin Sela dorëhiqet nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

Maqedoni, zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com