Opozita ka vendosur shtyrjen e datës së protestës, pasi 31 maji është Nata e Kadrit, nata e më e shenjtë e besimtarëve myslimanë shqiptarë.
Partia Demokratike njoftoi se protesta e shtatë kombëtare e opozitës do të jetë më 2 qershor në orën 19:00 para kryeministrisë.
“Nisur nga fakti që data 31 maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është dita e fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet me datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë.”- thuhet në njoftim.