Të paktën 15 persona janë shoqëruar në polici pas atentatit të mbrëmshëm në Novoselë, ku mbeti i vdekur Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç dhe u plagos, Eno Mata, 32 vjeç. Të shoqëruarit dyshohen të kenë dijeni për vrasjen.
Ndërkohë, pistë kryesore e hetimit është, vrasje e paguar nga Greqia. Nga hetimet paraprake dyshohet se shënjestra e atentatit ishte Eno Mata. Ky i fundit nuk është emër i panjohur, pasi akuzohet për grabitje në Greqi, si dhe rezulton si bashkëpunëtor në vrasjen e një avokati grek.
Ngjarja për të cilën akuzohet Mata ka ndodhur në tetor të vitit 2017. Që pas kësaj ngjarje ai është kthyer në Shqipëri.