Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Lionit ku ka shkaktuar 8 persona të plagosur.
Zyra e prokurorisë tha se shkak për shpërthimin ishte një bombë e dyshuar. Po nga Prokuroria franceze kanë bërë me dije se fatmirësisht nuk ka viktima. sheshi ku ka ndodhur shpërthimi, është mbushur me gozhdë, vida e bulona, të cilat dyshohet të kenë qenë brenda pakos. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8 vjeç.
Aktualisht nuk dihet ende asgjë për autorin, apo autorët, ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të një burri i cili po lëvizte me biçiklete pak para shpërthimit, për të cilin dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.