Rona Nishliu ka “qëndisur” albumin e saj të ri me perla të muzikës shqiptare.
Pas suksesit me këngën “Mallëngjimi”, këngëtarja ka befasuar fansat me këngën “Me lule t’bukura”, duke i dhënë një tjetër dimension këngës dhe klipit.
Ndërsa qershia mbi tortë është se Rona është në pritje të ëmbël, ndaj dhe ne i urojmë shtatëzani të mbarë.