Një telefonatë kërcënuese e cila lajmëronte vendosjen e një bombe pranë Këshillit Gjyqësor në Prishtinë ka ngritur në këmbë Policinë e Kosovës.
Mediat në Kosovë raportojnë se rruga “Luan Haradinaj” ku edhe ndodhen këto institucion është bllokuar me shirita të policisë.
Ndërkaq, deri më tani nuk ka detaje, ndërsa zyrtarë të policisë janë shprehur se janë duke trajtuar informcionin që kanë marrë që prej orës 10:30.