Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të japë sot dorëheqjen.
BBC njoftoi se kryeministrja pritet të japë një datë për largimin e saj nga Doëning Street si dhe për zgjedhjen e pasardhësit të saj.
Dorëheqja e May vjen nga presioni pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të fundit të saj për BREXIT, për të cilin u hodhën poshtë tre herë marrëveshjet e May me BE-në.
Me shumë gjasa, 10 qershori pritet të jetë data e fillimit të garës zyrtare për lidershipin.