Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në të dalë të qytetit të Kamzës pranë Valiasit.
Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një 55-vjeçar që është identifikuar si Gëzim Bami. Shoferi që shkaktoi aksidentin në fjalë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe e ka lënë 55-vjeçarin të plagosur në rrugë. Ai është transportuar drejt Spitalit nga të afërmit e tij.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që shkaktoi aksidentin e rëndë.