Vasili: Reforma në Drejtësi, një realitet fallco dhe i helmuar nga lëvdatat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Reforma në Drejtësi, një realitet fallco dhe i helmuar nga lëvdatat

21:17 | 21/05/2019
në Shqiperi
0
Petrit Vasili, duke folur ne nje konference shtypi, ku ka deklaruar doreheqjen e tij si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, LSI, duke propozuar ne kete post, Monika Kryemadhin. Ai tha se tashme funksioni i tij do te jete kreu i grupit parlamentar te LSI. /r/n/r/nPetrit Vasili, speaks during a press conference declaring his resignation as Leader of the Socialist Movement for Integration, LSI, proposing in this post Monika Kryemadhi. He said that his function will now be the head of the LSI parliamentary group.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se Reforma në Drejtësi është një realitet fallco dhe i helmuar nga lëvdatat.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se procesi i Reformës në Drejtësi ndonëse i duartrokitur nga të gjithë, në të vërtetë është në momente tejet zhgënjyese.

Sipas Vasilit, mbushja e organeve të qeverisjes së gjyqësorit me njerëz pa integritet shënoi goditjen më të rëndë të reformës në drejtësi ndërsa morali i kësaj reforme ka rezultuar më i ulët se drejtësia që lamë pas.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Statusi i plotë:

Reforma ne Drejtesi si nje realitet fake, i helmuar nga levdatat !!!

Reforma ne drejtesi e imagjinuar si nje proces i thelle transformimi i drejtesise, u duartrokit pa kursim qe pa nisur.

U duatrokit “nxehtesisht” edhe ndersa ajo hartohej.

Vazhdon te duatrokitet edhe sot kur realiteti i implementimit te saj ne mjaft momente kyce eshte teresisht zhgenjyes dhe kapja e saj eshte nje realitet i pakundershtueshem.

Integriteti i ri i drejtesise se re do te ishte vija ndarese me drejtesine e vjeter.

A arriti dot te triumfonte ky integritet i ri?

Sigurisht qe jo!

Mbushja e organeve te qeverisjes se gjyqesorit me njerez pa integritet shenoi goditjen me te rende te reformes ne drejtesi,sepse morali i kesaj reforme rezultoi te ishte ne mjaft raste me i ulet se drejtesia, qe lame pas.

Mbi gjysma e anetareve te KLGJ dhe KLP kishin probleme te renda integriteti, e provuar kjo edhe nga Operacioni Ndekombetar i Monitorimit si dhe nga burime te tjera verifikimi.

Loja e shemtuar e bllokimit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED) per shkak se perberja e tij, e dale nga nje procedure hedhjeje shorti plotesisht ligjore, nuk i pelqeu qeverise ishte nje goditje shume e rende per reformen.

Shperberja e KED dhe ringritja me mekanizma antiligjore te hedhjes se shortit per te arritur te KED-ja, qe i duhej qeverise eshte ligjerisht dhe moralisht nje atentat kushtetues ndaj reformes.

Zbatimi i nje vetingu selektiv dhe politik ndaj anetareve te Gjykates Kushtetuese me qellim eliminimin e saj ishte praktikisht asgjesimi i cdo mundesie qe Drejtesia te kishte institicionin ku cdokush mund te ankohej per implementimin e reformes ne drejtesi

Gjykata Kushtetuese ishte i vetmi institucion integriteti i te cilit kishte qendruar qarte mbi palet,qe respektonte pa medyshje kushtetuten dhe qe kish dhene dhjetra vendime kunder maxhorancave te djathta e te majta, duke u vleresuar ne kete menyre si institucioni me solid i drejtesise shqiptare i vleresuar ehe nderkombetarisht.

Vetingu ndaj Gjykates Kushtetuese ishte nje veprim i qeverise ne funksion te strategjise se kapjes se drejtesise nga rilindja dhe pamundesimin e pengimit te kesaj kapjeje.

Ndersa Vetingu i trumbetuar aq zhurmshem nga propaganda si asgje tjeter, po shenon perdite ngjarje te njepasnjeshme qe provojne se ky Veting eshte selektiv,me dy standarte,jo profesional dhe se trupat e vetingut kane ne perberje persona me integritet profesional dhe moral mjaft te ulet.Keta persona nuk do te kalonin dot as vete asnje veting te rregullt e jo me tu benin vetingun te tjereve.

Keto dhe mjaft e mjaft fakte te tjera kane bere qe nga nje mbeshtetje te publikut me mbi 90% per reformen ne drejtesi te arrijme sot brenda pak kohe ne nje mosbesim,qe kalon 63 %.

Pra publiku eshte shume i qarte ne vleresimet e veta,publiku eshte i zhgenjyer thellesisht dhe rrenimi i frymes konsensuale te miratimit te ndryshimeve kushtetuese te 21-22 kortikut 2016 eshte sot fakt i pakundershtueshem.

Ndaj duatrokitjet,ekzaltimet qesharake,apoteozat e nje reforme te sukseshme qe ne fakt nuk ekziston jane realisht nje dem akoma me i madh se sa vete drejtesia qe synuam te leme pas.

Nderkombetaret qe i bien ne menyre butaforike daulles se ketij suksesi imagjinar po i sjellin nje dem akoma me te madh asaj.
Insistimi politik e propagandistik i tyre thjesht ka deformuar qellimin dhe thelbin e saj.

Misionet nderkombetare te asistences ne drejtesi, qe ne vend te kritikes zgjodhen alibi te turpshme sic qe rast flagrant i zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem, e mundesuan dhe ligjeruan kapjen e saj nga qeveria.

Sot eshte koha qe te gjithe keta korifej te lene duartrokitjet si dhe levdatat boshe ne shqip e ne anglisht,por te ulen te skuqur ne tavoline per te reflektuar dhe vene gishtin ne plage sepse jane shkaktare e fajtore per nje enderr qe u kthye ne nje makth.

Sot perfundimisht reforma ne drejtesi eshte nje realitet fake i helmuar nga levdatat.

Etiketa: "Më mirë egërsirë dhe e lirë apo njeri e në qeli?"Petrit Vasilirealitet fallcorealitetfallcoreforma ne drejtesi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Për poetët, librat dhe fashizmin

Për poetët, librat dhe fashizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com