Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur drejt qytetit të Beratit ku ka treguar dhe pritjen e rezervuar nga mbështetësit në Urë Vajgurore, të cilët kishin dalë me flamuj e makina të shumta për ta pritur.
Përmes një postimi live në Facebook, Basha tha se qindra qytetarë i janë përgjigjur ftesës për të rrëzuar qeverinë e inkriminuar të Edi Ramës.
“Jemi këtu pak para hyrjes së qytetit të Beratit, ku do të kemi takim me qytetarët. Kjo është një hyrje e jashtëzakonshme në këtë qytet, me dhjetëra makina na presin. Këto qytetarë na japin mesazhin se luftojmë për liri e demokraci. Kjo është zgjidhja më e mira për t’i thënë Ramës se zgjedhje me hajdutë dhe kriminelë nuk do të ketë. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Rruga është e mbushur plot e përplot me njerëz që po na përcjellin për në aktivitet”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/442885289867801/?t=5