PE: Qeverisë të mbrojë zonat e ndjeshme mjedisore
Parlamenti Evropian ka adresuar kritika për planet e Qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentrale në zonat e mbrojtura natyrore.
Në pikën 22 të Raportit të Komisionit të Zgjerimit që u miratua nga Parlamenti Evropian, “i bëhet thirrje Qeverisë shqiptare të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosa ashtu dhe në zonat e mbrojtura për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese.”
Qeveria ka në plan të japë me koncesion ndërtimin e disa hidrocentraleve në disa zona turistike dhe të njohura për bukuritë e tyre natyrore. Të tilla janë ndërtimet që planifikohen mbi lumin Valbona në veri të vendit ashtu edhe në jug mbi lumin Vjosë. Të gjitha projektet e qeverisë janë pritur me kundërshtime të forta si nga lëvizjet ambjentaliste ashtu edhe nga banorët e komuniteteve lokale.