Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka qenë sërish sot në gjykatë për një tjetër ndaj deputetes së PS Klotilda Ferhati dhe bashkëshortit të saj dhe pasurinë e tyre.
Në një dalje për mediat Salianji tha se nuk ka humbur asnjë gjyq dhe se kompania e bashkëshortit të deputetes së PS ka marrë tendera publikë.
“Këta duan edhe të zhvasin dhe të vjedhin dhe t’u thuash bravo ju qoftë. Kompania e bashkëshortit të Ferhatit në vitin 2012 ka pasur bilanc negativ thuajse zero. Me ardhjen e rilidnjes ka rilindur dhe kompania dhe xhiroja e kompanisë ka arritur në 3 mld lekë. Kjo është akuza që do ta përballim në gjykatë. Është një rast i mirë që çdo rast çohet në gjykatë për të mos marrë vëmendje mediatike të marrë dhe më shumë. S’kam humbur asnjë gjyq deri më sot. Tendera publikë ka marrë, p.sh. një rast bashkia e Librazhdit. Ky është rasti tipik për të cilin qytetarët shqiptarë janë të bindur”, tha Salianji.