Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 16 vjeçar është shtypur nga treni, teksa po kalonte në shinat e tij.
Mësohet se i riu ndodhej në hyrje të qytetit teksa po mundohej të kalonte shinat e trenit.
Njoftimi i policisë
Më datë 20.05.2019, rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 20 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.
Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.