Dy persona të maskuar kanë grabitur mbrëmë rreth mesnatës një market në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në lagjën “5 maji” ndërsa mësohet se grabitësit morën më shumë se 200 mijë lekë të reja.
Policia mbërriti në vendngjarje ku konstatoi shenja dhune në qepenat mbrojtës të derës.