Një 50 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ngacmonte seksualisht vajzat e reja në urban.
“Il messagero” shkruan se rasti u denoncua nga vajzat gjimnazistet në fund të muajit prill.
Efektivë italianë të veshur si civilë udhëtuan për javë të tëra në linjat e transportit urban Giulianova-Teramo dhe Giulianova-Pescara deri sa e arrestuan në flagrancë shtetasin shqiptar.
Shqiptari përfitonte nga ngjeshja e pasagjerëve të gjente momentin dhe u fuste duart vajzave të reja. Një nga vajzat duke qarë tha ndërsa flinte në autobus, ndjeu se dikush po e prekte në pjesët intime, që ishte një burrë i ulur pranë saj.