Brovina do të dëshmojë për krimet serbe me një foto ku shihet një grua duke u dhunuar, ajo është ende gjallë Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqesë për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët. Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet ajo janë familjarët e saj.
Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.
“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse. Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuar e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo.
Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.
Flora Brovina është arrestuar në kohën e luftës nga forcat serbe. Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë.
/koha.net/