Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga ka rënë shtetasi K.P. 51 vjeç pasi kërkohej nga Italia.
Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.