Protestuesit e opozitës kanë mbërritur para Parlamentit. Një pjesë e tyre kanë shkuar direkt tek salla e parlamentit, duke mos kaluar më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Policia ka marrë masat përsëri, duke rrethuar godinën e Parlamentit me tela me gjemba, edhe pse rruga vazhdon të mbetet e hapur për kalimtarët.
Pas parlamentit, protestuesit do të vazhdojnë drejtë tek Ministria e Brendshme dhe në fund tek Policia e Tiranës. Rreth 1500 forca policie janë në terren.