Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një foto të publikuar në Facebook ka krahasuar qeverisë e Edi Ramës dhe atë të Ismail Qemalit.
Vasili i ka cilësuar karnavale udhëheqësit e Ramës, kundrejt burrave të shtetit me në krye Ismail Qemalin.
“Ja cilët janë burrat e mëdhenj,që themeluan dhe qeverisën Shqipërinë e pavarur dhe kush janë karnavalet,që qeverisin sot. Shikojini këto foto dhe kuptoni që protestat janë më e pakta gjë për të shpëtuar fytyrën e Shqipërisë dhe të çdo shqiptari.” shkruan Vasili.