Policia amerikane ka konfiskuar mbi 1000 armë në një shtëpi në qytetin Los Angeles.
Operacioni u zhvillua pasi dyshohej se një person prodhonte dhe shiste armë në mënyrë të jashtëligjshme.
Personi në fjalë është arrestuar, ndërsa nga shtëpia janë konfiskuar mbi 1000 armë.
Sipas policisë, nuk ka arsye për të besuar se ky paraqet ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për publikun.