Wadephul: Pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, nuk ka hapje negociatash! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Wadephul: Pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, nuk ka hapje negociatash!

15:07 | 09/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

“Nëse Shqipëria nuk ka progres të vërtetë në zbatimin e ligjit kundër blerjes së votave shumë shpejt, grupi i tij parlamentar nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit”, ka deklaruar nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul në një intervistë për  “Shekulli”.

Z. Wadephul cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?

Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike. Kjo është e keqe për perspektivën e vendit në Bashkimin Evropian. Prandaj, është detyrë e të gjitha partive pro-evropiane në qeveri dhe opozitë, që të afrohen njëra me tjetrën dhe të jenë të përgatitur për të bërë kompromise reale. Nëse të dyja palët nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, ata vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë ata vetëm do të forcojnë ato forca që duan të nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe. Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan.

Read more

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

Ta themi hapur: planet për një Shqipëri të Madhe do të çojnë në fundin e perspektivës së Shqipërisë në BE! Kjo është arsyeja pse qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi për të kapërcyer krizën menjëherë. Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë.

Cilat janë pengesat kryesore që duhet të kalojë Shqipëria?

Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Mund të shohim se qeveria tashmë ka bërë përpjekje. Zbatimi i ligjeve është veçanërisht i rëndësishëm. Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit.

Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.

/shekulli.com.al/

Etiketa: Johann Wadephulnënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSUnuk ka hapje negociatashShqiperiavjedhësit e votavezbatimin e ligjit

Të Lidhura

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

nga 27
09:39 | 26/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20,...

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

nga 27
09:33 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti gazetarit Sami Curri është...

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

nga 27
09:25 | 26/04/2026
0

Një skandal është zbuluar së fundmi në bankën italiane “Intesa San Paolo Bank”e cila mësohet se ka marrë një gjobë...

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

nga 27
09:15 | 26/04/2026
0

Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të...

Para
Ambasadori britanik: Zgjidhja e krizës vetëm me dialog mes palëve

Ambasadori britanik: Zgjidhja e krizës vetëm me dialog mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

09:33 | 26/04/2026
Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

09:25 | 26/04/2026
“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

09:15 | 26/04/2026
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

09:07 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –
  • Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –
  • “Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –
  • Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –
  • Panik në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna gjatë darkës së gazetarëve – Trump i padëmtuar, arrestohet autori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com