Automjeti i kryetarit të PS-së në Elbasan, Xhevahir Budani është djegur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se automjetit i është vënë zjarri rreth orës 02:30, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar pranë banesës së kryetarit të PS, ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës. Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.