Bushati: Ligji i luftës është origjina e mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati: Ligji i luftës është origjina e mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë

22:25 | 04/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë mbi sfidat e sigurisë në rajon: “A është Ballkani Perëndimor një rajon në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë?”.

Në fjalën e tij, Bushati deklaroi se origjina e mosmarrëveshjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka fillesën pikërisht tek ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pas.

“Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është rasti i Shqipërisë në raport me Greqinë. Ju duhet ta dini që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende ka një ligj lufte në fuqi në Greqi, përkundrejt Shqipërisë. Një ligj lufte që Greqia e vendosi gjatë luftës italo-greke, ndaj Italisë po me efekte dhe për Shqipërinë, një ligj lufte i shfuqizuar pas Luftës së Dytë Botërore përkundrejt Italisë, por i pashfuqizuar ende ndaj Shqipërisë. Një ligj lufte i cili sjell pasoja juridike në raportet, jo thjesht mes dy vendeve tona, por dhe mes personave fizikë dhe juridikë. Origjina e mosmarrëveshjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka fillesën pikërisht tek ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pas”, nënvizoi ai.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Bushati u ndal tek diferenca mes dialogut Shqipëri-Greqi dhe diskutimit mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se ku palët dhe se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit, unclos-it, e cila e përcakton qartë metodat që shtetet mund të zgjedhin për të bërë këtë proces. Më pas kombinimi i këtyre metodave në mënyrën se si përzgjidhen këto metoda jep dhe rezultatin final në praktik.

Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi e peshë përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, dhe çdo lloj procesi që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën, pranojnë që të zbatojnë disa parime të së drejtës ndërkombëtare të cilat janë të njëjta për të dy shtetet. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur ne analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kemi parasysh faktet e mirënjohura, qoftë në aspektin historik por dhe ato që na ofron me shumicë e drejta ndërkombëtare”, përfundoi ish- shefi i diplomacisë shqiptare”.

Etiketa: bisedë me studentëDitmir Bushatiish ministri i jashtëm

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Vendosja e tabelave në greqisht në jugun e Shqipërisë/ PDIU: Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e Ramës

Vendosja e tabelave në greqisht në jugun e Shqipërisë/ PDIU: Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com