Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për koalicionin zgjedhor me 21 parti politike.
Në datë 30 prill, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla firmosi me 21 parti aleate, si ajo e Skënder Gjinushit, PSD, Paskal Milos, PDS, e të tjera.
Ndërkohë nga ana tjetër opozita e bashkuar, e cila përfshin partitë si PD, PDIU, LSI e të tjera, kanë firmosur marrëveshjen për të mos hyrë në zgjedhjet vendore. Ata kërkojnë qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.