Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Raportohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa për rastin policia ka arrestuar si autor një 20 vjeçar i identifikuar si Petrit Isai. Burime bëjnë me dije se 20 vjeçari ka bërë rezistencë duke tentuar të largohet forcave të policisë, mirëpo gjatë tentativës ka mbetur i lënduar duke thyer këmbën.
Sipas burimeve Isaj ishte i pirë në momentin e ngjarjes, ndërsa gjatë kontrollit policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistolet.