6 tregtarë kanë rënë në pranga pas një operacioni antikontrabandë të zhvilluar nga Policia e Tiranës.
Shtetasve u janë kapur në flagrancë në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit- Rrethrrotullimi Tegut” , një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.
U arrestuan shtetasit:
- Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
- K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
- Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
- N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
- M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
- N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas Policisë, të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.